Koloneli shqiptar: “Të armatoset ushtria e Kosovës, të ia tregojmë vendin Vuçiçit!”

Koloneli shqiptar, Driton Demiraj ka komentuar faktin që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë janë bërë pjesë e një misioni paqeruajtës krah ushtrisë amerikane me mision në shtetin e Kuvajtit. Demiraj ka thënë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe se është pjesë e reformave të vazhdueshme që FSK ka nisur ndër vite.

Do të theksoja si shumë të rëndësishme se kjo i tregon edhe Rusisë e Kinës dhe fqinjit tonë që është kundër të gjitha këtyre proceseve të Kosovës, pra Vuçiqit e Putinit që Kosova është në rrugën e duhur dhe ju nuk e ndaloni më dot”, u shpreh Demiraj ndër të tjera.

Ai po ashtu theksoi se është shumë e nevojshme që të rriten kapacitetet e FSK-së. Demiraj thotë se kjo përkthehet në përmirësimin e strukturave, rritjen e kapaciteteve, por edhe modernizimin me a rmatim të rëndë dhe a rtileri

Vazhdimisht në biseda që kemi bërë, qoftë me shefkomandantin e FSK-së, por edhe me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes, zotin Qunin, por edhe ministrin e ri që do të vijë. Mendoj që do të ishte e radhës që të rriten kapacitetet e FSK-së. FSK vazhdon të jetë me një mision të cunguar stërvitor, duhet të kalojë nga periudha tranzitore nga misionet e sigurisë ose të kërkim-shpëtimit në misione luftarake, që do të thotë se kjo përkthehet në përmirësimin e strukturave, rritjen e kapaciteteve, modernizimin me armatim të rëndë, artileri. Le t’i themi gjërat hapur, edhe këtu në televizion, kemi një Serbi agresive në çdo pikëpamje, e mirëarmatosur, e cila në vazhdimësi po përpiqet të kërcënojë rajonin dhe vendet përkatëse. Jemi me fat që kemi një ushtri shqiptare, anëtare të NATO-s, e cila mbështet plotësisht FSK-në dhe një ushtri tjetër të dytë shqiptare e cila po krijohet, po nga ana tjetër gjykoj që të dy Ministritë e Mbrojtjes në të ardhmen dhe gjykoj që kjo do të ndodhë pas 25 prillit, pasi qeveria e re që do të dalë në zgjedhjet demokratike edhe në Shqipëri do të jetë më afër qeverisë së Kosovës sa i përket reformave

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *